Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Merr flakë autobusi që po transportonte tifozët e Barcelonës për ndeshjen e Championsit
Pak para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Club Brugge në Belgjikë, një autobus që transportonte tifozët e Barcelonës është përfshirë nga flakët. Deri tani nuk ka raportime të detajuara për persona të lënduar nga ky incident. Autoritetet lokale po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar transportin e tifozëve. Ndeshja pritet të zhvillohet sipas programit, ndërsa policia po heton shkakun e zjarrit.