Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Xhixho: Raporti i BE-së nxjerr korrupsionin si shqetësimin kryesor për Shqipërinë
Deputetja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, gjatë emisionit “Ora e Betit” në Ora News, u shpreh se një nga shqetësimet më të mëdha të Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë është korrupsioni i përhapur në institucionet shtetërore. Xhixho theksoi se raporti evidenton përdorimin e institucioneve për përfitime politike dhe ekonomike, si dhe fushata elektorale të pabarabarta, sipas raportit të OSBE-ODIHR. Ajo vuri në dukje se rekomandimet e ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore nuk janë adresuar. Deputetja gjithashtu nënvizoi mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë dhe rënien e disa komisioneve hetimore, duke përmendur fondet IPARD dhe çështjen McGonigal. “Korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes mbetet shqetësimi më i madh, pasi krimi i organizuar dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë çështje...