Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shansi i dytë i LVV, PDK: S’kemi votë për Konjufcën, duan të shtyjnë zgjedhjet
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të pakuptimtë mandatimin e një kandidati të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së Kosovës. Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu Kodra deklaroi për A2 CNN se qëllimi i vërtetë i partisë së Albin Kurtit është që të shtyjë zgjedhjet parlamentare. “Është vetëm një përpjekje e re për të zvarritur një proces për të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën. Këtë shumicë nuk ka arritur ta bëjë për 9 muaj me radhë, prandaj edhe përpjekjet për të bërë ose të nominuar një mandatar të ri janë përpjekje për të zvarritur këtë proces, për të shtyrë procesin e zgjedhjeve të parakohshme sepse epilogu tashmë dihet”, tha Blerta Deliu Kodra deputete, pdk. Deliu-Kodra tha se PDK nuk ka...