Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vjedhje dhe shantazhet online, 1109 vepra penale në 10 muaj ku më të rrezikuarit janë fëmijët
Në një kohë kur lundrimi në internet zgjat me orë të tëra dhe jeta jonë po orientohet gjithmonë e më shumë drejt online-s, po ekspozohemi ndaj një lloji të ri krimi që zhvillohet në celular. Është i padukshëm por pasojat e tij janë të rënda, që cenojnë dinjitetin, vjedhin identitetin apo cenojnë të ardhurat e gjithsecilit. Referuar statistikave të policisë së shtetit, në 10 muajt e parë të këtij viti janë shënuar 1109 vepra penale që lidhen me krimet kibernetike. “Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj këtij krimi nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. Më vurnerabël janë fëmijët dhe të moshuarit. Të dhënat keqpërdoren kur ato bëhen publike, të dhënat bankare nëse i bëjmë publike na boshatisen llogaritë. Mund të krijohen profile të rreme të cilat...