Nga Kreu i Kuvendit deri tek ministrat, ja kush mori pjesë në mbledhjen urgjente të Ramës

Nga Kreu i Kuvendit deri tek ministrat, ja kush mori pjesë në mbledhjen urgjente të Ramës

Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve të qarkut të Tiranës, ministrave dhe kreut të Grupit Parlamentar. Sipas burimeve për mediat, Rama ka qenë i prerë në porositë e tij, duke kërkuar rienergjizimin e strukturave të PS në Tiranë, organizimin më të mirë të partisë. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë të Tiranës.