Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Fitoi zgjedhjet në New York, kryebashkiaku sfidon hapur presidentin Trump: Më dëgjo mirë, po i lë njerëzit pa bukë
Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 20:35 Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku i zgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, sfidoi hapur kreun e Shtëpisë së Bardhë në çështjen që ka ndezur mbarë popullatën amerikane: për një jetë të përballueshme me çmime të lira. ”Ai është një president që udhëhoqi një fushatë me premtime për çmime ushqimesh më të lira dhe tani, ai ka ndërprerë benefitet ushqimore për familjet me të ardhura të ulëta, duke prekur 2 milionë njujorkezë. Ai po e bën më të vështirë përballimin e të njëjtave ushqime, çmimin e të cilave ai e kritikonte jo shumë kohë më parë”, tha Zohran Mamdani. Ai gjatë konferencës për shtyp...