Padrejtësia e pronave/18 milionë euro dëmshpërblime nga vendimet e Strasburgut!

Padrejtësia e pronave/18 milionë euro dëmshpërblime nga vendimet e Strasburgut!

Shteti shqiptar iu detyrohet ish-pronarëve një dëmshpërblim prej 18 milionë euro për gjyqet e fituara në Strasburg. Detyrimi është krijuar deri në shtator të vitit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të bëra publike me projektbuxhetin e vitit 2026, për 12 çështje të fituara në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Deri në shtator të 2025, nga totali i vendimeve vetëm një prej tyre, çështja “Meli dhe Slinkels Family Brewers N.V. kundër Shqipërisë” është aktualisht në proces likuidimi me vlerë dëmshpërblimi prej 17,200 euro. Që prej vitit 2023, lista e çështjeve për dëmshpërblim vijon të kryesohet nga çështja “Sharxhi kundër Shqipërisë” me detyrim financiar prej 13,3 milionë euro, e ndjekur nga çështja “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” me...