Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përfundon mbledhja në selinë e PS-së, zbulohet çfarë i tha Rama deputetëve të Tiranës
Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja në selinë rozë, mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të Tiranës, por dhe ministrat dhe kreun e Grupit Parlamentar. Burime bëjnë me dije se në mbledhje Rama ka qenë i prerë me porositë, ku ka kërkuar rienergjizim të PS në Tiranë. Një tjetër porosi e kreut të ekzekutivit ishte organizimi për Tiranën, komunikimi me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive. Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura. “Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, citojnë burimet brenda mbledhjes. Kujtojmë se një nga zhvillimet e fundit e cila prek...