Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti
Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant. Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit, tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar. Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara. Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë zinxhirin kontrabandues, duke përfshirë edhe identifikimin e personave apo zyrtarëve që mund të kenë ndihmuar...