Qeveria zhduk borxhet: Detyrimet 2014-2024 shkojnë në zero për subjektet

Qeveria zhduk borxhet: Detyrimet 2014-2024 shkojnë në zero për subjektet

Qeveria ka miratuar një paketë të gjerë fiskale që parashikon faljen e detyrimeve tatimore e doganore të 10 viteve të fundit, si dhe heqjen e kamatëvonesave për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Masa është pjesë e një nisme të re të quajtur “paqe fiskale”, që synon të rivendosë marrëdhëniet e bizneseve me administratën tatimore, duke shmangur kontrollet për subjektet që bëjnë marrëveshje me tatimet. Nga falja përjashtohen principalet e detyrimeve për sigurimet, por përfshihen kamatat dhe një pjesë e borxheve të mbetura 2015–2019, me kusht që gjysma e shumës të paguhet deri në qershor 2026. Paketa përfshin gjithashtu rikthimin e skemës së rimbursimit 10% për fermerët në TVSH dhe rivlerësimin e pronave me një normë të ulët tatimi prej 5%, në fuqi gjatë vitit 2026.Me rritjen...