Rama mbërrin në PS i veshur me tuta sportive dhe duke folur në telefon

Rama mbërrin në PS i veshur me tuta sportive dhe duke folur në telefon

Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mbrëmje në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet mbledhja me deputetët e qarkut të Tiranës. Rama u pa duke folur në telefon teksa zbriste nga makina dhe hynte në ambientet e selisë, duke mos ndërprerë bisedën. Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetë të angazhuar më parë në procesin elektoral për zgjedhjet e planifikuara, që u anuluan së fundmi. Mbledhja pritet të fokusohet në zhvillimet e brendshme politike dhe hapat e ardhshëm të PS në kryeqytet.