Zgjedhjet në Tiranë u anuluan, Rama mbledh deputetët dhe shtabin e Manastirliut në selinë e PS

Zgjedhjet në Tiranë u anuluan, Rama mbledh deputetët dhe shtabin e Manastirliut në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste deputetë të qarkut të Tiranës dhe shtabin elektoral të Ogerta Manastirliut.  Takimi nisi në orën 19:00, teksa arsyet e zhvillimit të kësaj mbledhje sipas gazetarit Enkel Xhangoli janë fokusuar mbi ecurinë e partisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  Kujtojmë se togat e zeza lanë në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe anuluan zgjedhjet lokale në kryeqytet.  Ndërkohë, Partia Socialiste kishte vijuar fushatën me kandidaten e saj, Ogerta Manastirliun.  “Mbledhja ka filluar pak çaste më parë kur u fut edhe kryeministri Edi Rama. Të pranishëm janë deputetë të Qarkut të Tiranës, por edhe ekipi që u përcaktua nga PS për të qenë pjesë e fushatës për zonjën Manastirliu si kandidate...