Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I dyshuari i grabitjes në Luvër një yll i rrjeteve sociale dhe ish-roje e muzeut, ja çfarë thonë raportet
Një nga të arrestuarit për vjedhjen e xhevahireve të kurorës nga muzeu i Luvrit, me vlerë 88 milionë euro, është një figurë e njohur në mediat sociale dhe pasionant i motoçikletave. I identifikuar si Abdoulaye N., 39-vjeç, ai ka punuar më parë si roje sigurie në Qendrën Pompidou dhe është arrestuar në Aubervilliers, periferi në veri të Parisit, gjashtë ditë pas grabitjes më 19 tetor. Ai përballet me akuza për vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal. Një gjykatë në Bobigny shtyu seancën e tij për akuza të tjera të vogla, duke argumentuar se vëmendja e medias e bënte të pamundur një seancë të qetë. Avokati i tij, Maxime Cavaillé, deklaroi se mbrojtja do të ruajë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe privatësinë e klientit, pavarësisht...