Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Komisioni Europian/ Mendohet rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë
Komisioni Evropian ka deklaruar të mërkurën se një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë mund të jetë i mundur të realizohet brenda vitit 2040. Komisioni Evropian tha se sipas këtij plani, trenat mund të arrinin shpejtësinë mbi 250 km/orë, kur ishte e mundur, për të siguruar lidhje më të shpejta në të gjithë kontinentin. Nëse plani realizohet, pasagjerët e këtyre trenave, mund të udhëtojnë midis kryeqyteteve gjermane dhe daneze brenda katër orëve, në vend të shtatë orëve që janë sot, ndërsa Sofja dhe Athina do të jenë vetëm gjashtë orë larg deri në vitin 2035, në vend të gati 14 orëve që janë aktualisht. Po ashtu, idhjet e reja ndërkufitare do ta shkurtonin një udhëtim midis Lisbonës dhe Madridit në tre orë, nga nëntë që...