“Tuneli i Llogarasë si inceneratorët”, Hoxhaj:  Rama në qendër të grabitjes së parave publike

“Tuneli i Llogarasë si inceneratorët”, Hoxhaj: Rama në qendër të grabitjes së parave publike

Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë tregojnë se procedura e garës dyshohet të ketë qenë e paracaktuar, ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me kompaninë fituese turke përpara shpalljes së saj. Sipas analizës së bërë nga gazetari Julian Hoxhaj në një emision televiziv, nga të dhënat e bëra publike, theksohet se i gjithë procesi ngre dyshime të forta për një aferë të mirëfilltë korruptive. Pika kyçesipas Hoxhajt që tregon paracaktimin e fituesit lidhet me një vizitë zyrtare në Turqi të kryeministrit Rama, zëvendëskryeministrit të atëhershëm Arben Ahmetaj dhe ministres Balluku në qershor të vitit 2020. Menjëherë pas kësaj vizite, u shpall tenderi për ndërtimin e tunelit. Gzetari shprehet se mesazhet e dekriptuara...