Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen
Ilirjan Celibashi TIRANË- Tashmë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajn ishte i qartë dhe do të zbatohet. “Nuk e di, askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi. 334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në Vlorë kryebashkiaku...