Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos rrëfen pendesat, zbulon marrëdhëniet e dashurisë dhe dhuratën 100 milionë dollarëshe nga Arabia Saudite
Ish-mbreti spanjoll Juan Carlos, i cili u detyrua të largohej në mërgim pas një sërë skandalesh, e përshkruan veten si një “njeri të plagosur” në kujtimet e tij të botuara në Francë të mërkurën (5 nëntor), të shkruara në bashkëpunim me autoren Laurence Debray. Në librin me 500 faqe, të titulluar “Pajtimi” (Réconciliation, botuar nga Stock*), ish-monarku 87-vjeçar pranon gabimet e tij dhe shprehet se ëndërron të rikthehet në atdhe. “Nuk kalon asnjë ditë pa më pushtuar nostalgjia. Është sikur Spanja më është ngjitur në lëkurë,” shkruan ai, duke rrëfyer se kishte frikë se do të vdiste pa qenë në gjendje të tregonte dhe të shpjegonte gjithçka. Juan Carlos, i cili prej vitit 2020 jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, flet hapur edhe për marrëdhëniet...