Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Komisioneri që kërkonte reformë në drejtësi për Shqipërinë, akuzohet për pastrim parash
Didier Reynders, ish-komisioneri europian i cili ushtronte presion për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, është vënë nën akuzë formale nga prokuroria belge për pastrim parash. Lajmi, i cili u bë publik nga media belge “Le Soir”, hedh një hije të rëndë dyshimi mbi njërin prej zyrtarëve që ka lobuar fuqishëm që sistemi shqiptar i drejtësisë të ishte në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në hapje të emisionit Task Force në SYRI TV, moderatorja Sonila Meç, bëri me dije se, Reynders, një figurë e njohur në qarqet e Brukselit, ishte një zë i fuqishëm në Strasburg, duke kërkuar me këmbëngulje që Shqipëria të përmbushte standardet europiane, por tashmë, ai vetë përballet me drejtësinë e vendit të tij për një nga...