Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga Berlini në Kopenhagë për 4 orë? KE synon rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë deri në 2040
Nëse gjithçka shkon sipas vizionit të Komisionit Evropian, europianët mund të jenë në mëngjes në Berlin dhe të hanë drekë në Kopenhagë, të udhëtojnë nga një kryeqytet në tjetrin përmes një treni super të shpejtë që kalon kontinentin si një linjë arteriale moderne. Sipas The Guardian, Komisioni Evropian publikoi planet për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor ‘me të vërtetë evropian’ me shpejtësi të lartë deri në vitin 2040, që do të ulë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes qyteteve kryesore të kontinentit. Trenet pritet të arrijnë shpejtësi mbi 250 km/h, duke konkurruar drejtpërdrejt me fluturimet e shkurtra brenda BE-së. Nëse projekti realizohet, udhëtimi midis Berlinit dhe Kopenhagës mund të zgjasë vetëm katër orë deri në vitin 2030, nga shtatë që duhen sot. Po ashtu, rruga...