Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi të mërkurën në Kuvend projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, por opozita kërkoi që prezantimi të shtyhej deri në depozitimin e Paketës Fiskale që shoqëron buxhetin. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshtoi prezantimin duke iu referuar rregullores së Kuvendit, ku parashikohet që paraqitja e projektligjit të buxhetit të shtetit bëhet sëbashku me projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. “Nuk ka buxhet pa paketë fiskale,” i tha ajo Peleshit, duke kërkuar shtyrjen e prezantimit. Sipas Tabakut, nuk mund të diskutohej për buxhetin pa parë se çfarë ndikimesh ka ai në ligjet financiare dhe politikat fiskale të qeverisë. Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen duke iu referuar praktikës parlamentare të mëparshme kur prezantimi...