Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Këshilli i Ministrave ndryshon prefektët: dy qytete kryesore nën drejtim të ri
Këshilli i Ministrave ka bere disa ndryshime ne disa prefektura te vendit. Majlinda Angoni nuk do të jetë më prefektë e Qarkut të Shkodrës, për t’u zëvendësuar nga një zonjë tjetër, Holta Duda. Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra si prefekt i Gjirokastrës të Odise Kotes, i cili do të lirojë vendin për Albana Hasanaj. – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës. – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.