Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kanosën me pistoletë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër
Një 37-vjeçar i identifikuar si Meigan Brajoviç është arrestuar nga policia e Shkodrës. Blutë e Shkodrës, gjithashtu kanë shpallur në kërkim edhe një 22-vjeçar. Dy të rinjtë, kanë kanosur me pistoletë për motive të dobëta fqinjin e tyre. 22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në...