Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kanosën me armë zjarrin fqinjin gjatë një konflikti, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar
Një konflikt mes fqinjësh në qytetin e Shkodrës ka përfunduar me kërcënime me armë zjarri. Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, të dy të dyshuar për kanosje me armë ndaj fqinjit të tyre. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tafilica”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit M. B., 37 vjeç, dhe A. G., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri pistoletë fqinjin e tyre, shtetasin E. K.. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit M. B., ndërsa...