Kanosi fqinjin, arrestohet 37-vjeçari. Policia shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

Kanosi fqinjin, arrestohet 37-vjeçari. Policia shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 16:50 Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin M.B, 37-vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një 22-vjeçar kanë kanosur me armë zjarri fqinjin e tyre, shtetasin E.K, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Gjatë ndërhyrjes së shpejtë të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të mbështetur nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u siguruan prova që çuan në arrestimin e 37-vjeçarit, ndërsa bashkautori i dyshuar, A. G., 22-vjeç, u shpall në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se sapo ka parë punonjësit e policisë ka marrë pistoletën e përdorur në kanosje dhe është larguar me vrap. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe për gjetjen e armës së zjarrit.