Nuk ndryshon norma bazë e interesit për lekun

Nuk ndryshon norma bazë e interesit për lekun

Ekonomi E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 16:42 Banka e Shqipërisë bën me dije se do të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit, norma bazë e interesit për lekun u ul në fillim të korrikut nga 2.75 në 2.5 për qind. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.