‘Bandë hajdutësh’, Bushati reagon pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë: Nuk ka pasqyrë më të frikshme

‘Bandë hajdutësh’, Bushati reagon pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë: Nuk ka pasqyrë më të frikshme

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas publikimit të detajeve nga dosja e aferës korruptive të tunelit të Llogarasë, ku është përfshirë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Në një postim në Facebook, Bushati shprehet se komunikimet e zbardhura nga telefoni i Evis Berberit tregojnë qartë mënyrën se si Balluku dhe vartësi i saj janë angazhuar për t’i dhënë kompanisë turke INTERKAR ASL tenderin me vlerë 190 milionë euro, ndërkohë që ishte refuzuar oferta prej 150 milionë eurosh e kompanisë shqiptare “Gjoka”. “Sapo përfundova leximin e 45 faqeve të dosjes për tunelin e Llogarasë. Nuk ka pasqyrë më të frikshme se si një ministre manipulon në çdo fazë dhe çdo hap një tender 190 milionë eurosh. Nuk ka dëshmi...