Vrasja e gjyqtarit/ SPAK përdor ekspertizën izraelite dhe kroate për të zbardhur krimin

Vrasja e gjyqtarit/ SPAK përdor ekspertizën izraelite dhe kroate për të zbardhur krimin

Dy aparate telefonike të sekuestruara Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK. Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet telefonike që kanë pasur dy protagonistët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit të Apelit. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi, pasi deri në këtë fazë, është qartësuar se autori kryesor që ka qëlluar mbi gjyqtarin Kalaja, është pikërisht, Elvis...