EMRI/ Kanosën me armë zjarri fqinjin, arrestohet 37-vjerçari, shpallet në kërkim një tjetër

EMRI/ Kanosën me armë zjarri fqinjin, arrestohet 37-vjerçari, shpallet në kërkim një tjetër

Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.  Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Meigan Brajoviç, 37 vjeç, banues në Shkodër.  Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.  Nga hetimet dyshohet se...