Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Gjermania është “bordello e Evropës”‘, presidentja e Bundestagut bën thirrje për ndalimin e prostitucionit
Gjermania është “bordello e Evropës”, tha Presidentja e Bundestagut Julia Kloeckner (CDU) dhe bëri thirrje për ndalimin e prostitucionit dhe blerjes së seksit, duke ndjekur shembullin e Suedisë dhe Norvegjisë. “Kur flasim për të drejtat e grave, por njëkohësisht themi se prostitucioni është një profesion si çdo tjetër, kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe një akt zhvlerësimi ndaj grave,” tha znj. Klöckner gjatë fjalës së saj të martën në mbrëmje, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Heroinat” të Fondacionit Alice Schwarzer.Çmimet iu dhanë Sabine Konstable dhe Kathrin Sauer-Kelpin, aktiviste nga organizata Karo, e cila ndihmon gratë të largohen nga prostitucioni dhe zhvillon fushata kundër shitjes së detyruar të grave, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.“Jam absolutisht e bindur se duhet të...