Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK konfirmon: Hetimi ndaj ministres Balluku nisi nga kallëzimi i Lulzim Bashës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se kallëzimi i parë penal ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Inovacionit, Belinda Balluku, është inicuar nga Lulzim Basha. Në njoftimin për mediat, SPAK shpjegon se kallëzimi kishte të bëjë me hetimin e një procedure prokurimi që lidhej me tunelin e Llogarasë, për të cilin ekzistojnë dyshime për përzgjedhje jo-konkurruese të operatorit, tejkalim të afateve, mungesë transparence dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve. Sipas të dhënave zyrtare, kallëzimi i Bashës mban datën 9 gusht 2024. Më shumë se një muaj më vonë, më 12 shtator 2024, në SPAK ka mbërritur edhe një kallëzim tjetër i depozituar nga Gazment Bardhi.I shqetësuar nga protagonizmi i ish-shefit të tij politik,Bardhi shpërndau në rrjetet...