Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
8.8 mld €! Debate në Konferencën e Kryetarëve, opozita: S’ ka buxhet pa paketë fiskale-Malaj: S’ka rritje taksash!
Petrit Malaj TIRANË-Në konferencën e Kryetareve po prezantohet projektligji 'për buxhetin e vitit 2026' nga ministri i Financave, Petrit Malaj. Buxheti për vitin 2026 është programuar në vlerën 8.8 miliardë lekë, rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025. Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar dhe Paketën Fiskale të hartuar për vitin 2026. Malaj ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje të taksave, ndërsa ndryshime parashikohen në sektorin e bujqësisë si dhe për bizneset. Malaj: Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja. Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por...