Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Celibashi: Paratë e partive në “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në Tiranë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të bëjë një auditim të plotë sa i përket shpenzimeve të bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, teksa zgjodhi të mos komentonte kontratën 1,4 milionë euro të harxhuara nga PD për Chris LaCivita-n theksoi se çdo shume parash do të kontrollohet në detaje. “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, tha Celibashi. Tashmë KQZ është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, për Celibashin, Kushtetuesja është e qartë. “Nuk e di, askush...