Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës në Itali/ Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri, prona dhe shoqëri tregtare me vlerë miliona €

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës në Itali/ Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri, prona dhe shoqëri tregtare me vlerë miliona €

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 17 pasuri të tre personave, të cilët akuzohen për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Në njoftimin e prokurorisë thuhet se këto pasuri dyshohet të jenë përdorur nga këta persona për pastrim të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme të zhvilluara nga Itali. Tre personave të cilëve u është sekuestruar pasuria janë A.H. K.H., dhe M.H. Personi A. H., rezulton i dënuar nga autoritetet italiane në vitin 2016 për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja e paligjshme e drogës” si dhe ishte shpallur më pas në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”. Gjithashtu këta persona i lëviznin paratë e fituara nga aktiviteti...