BE-ja miraton objektivin klimatik për vitin 2040, ulje 90% e emetimeve

BE-ja miraton objektivin klimatik për vitin 2040, ulje 90% e emetimeve

Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 14:53 Bashkimi Evropian ka miratuar një objektiv ambicioz klimatik për vitin 2040,  duke synuar reduktimin e emetimeve të gazrave serrë me të paktën 90% krahasuar me vitin 1990. Nga kjo ulje,  5% mund të arrihet përmes kompensimeve ndërkombëtare,  si investime në projekte që heqin emetimet nga atmosfera jashtë BE-së. Ministrat e Mjedisit të BE-së ranë dakord që sistemi i krediteve të karbonit të futet gradualisht nga viti 2031,  duke arritur përdorim të plotë deri në 2036. Këto kredi do të lejojnë konvertimin e investimeve klimatikisht pozitive jashtë BE-së në ulje të llogaritshme brenda unionit Objektivi do të rishikohet periodikisht për të siguruar përputhshmëri me zhvillimet shkencore dhe ekonomike. Negociatat u karakterizuan nga kompromise të vështira,  pasi disa vende kishin...