Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump riemëron aleatin e Musk për të drejtuar NASA-n, dikur financoi demokratët
Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar aleatin e Elon Musk për të drejtuar NASA-n. Trump ka rilançuar emërimin e një astronauti miliarder për të qenë shefi i ri i NASA-s dhe për të udhëhequr agjencinë hapësinore “drejt një epoke të re të guximshme”. Jared Isaacman, një aleat i shefit të SpaceX, Elon Musk, u nominua fillimisht nga presidenti amerikan në pranverë, por u anulua në minutën e fundit për shkak të donacioneve të tij të mëparshme për demokratët. Tani, në një kthesë të papritur, Trump ka vendosur që Isaacman është, në fund të fundit, personi më i mirë për këtë punë. Top Channel