Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

Është proceduar 19-vjeçari, i cili kërcënoi me armë gjahu dhe dëmtoi automjetin e një personi në Tepelenë. Sipas policisë, shtetasi S.A, ishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, thuhet n Top Channel