Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish të paluajtshme në pronësi të shtetasve A.H., K.H. dhe M.H., pas dyshimeve se këto pasuri janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se shtetasi A.H., i arrestuar më parë në vitin 2016 me kërkesë të autoriteteve italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfitim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte në Shqipëri miliona euro të fituara nga trafiku i drogës. Këto para dyshohet se transportoheshin përmes linjave të autobusëve Itali–Shqipëri dhe shoferëve të kamionëve ndërkombëtarë. Në qershor të vitit 2024, policia kapi në flagrancë dy shoferë të kompanisë “A.T.” sh.p.k.,...