Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zëvendësministrja Pipa: Politika të reja shtetërore për librin, do rikthehet në fokus të politikave të kulturës
Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa ndërsa paraqiti dje ndryshimet në projektligjin “Për librin” në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, u shpreh se nisma synon të vendosë themelet e një politike të qëndrueshme për zhvillimin e kulturës së leximit, përmirësimin e qasjes publike në dije si dhe modernizimin e infrastrukturës ligjore që rregullon sektorin e botimeve dhe shpërndarjes së librit në Shqipëri gjë që do i japë një dorë të gjithë lexuesve por dhe përdoruesve të librit në shkolla e sidomos librit universitar. “Libri është pasuri kombëtare, një instrument edukimi, emancipimi dhe zhvillimi dhe për këtë arsye, përmes këtij projektligji, ne synojmë të forcojmë mekanizmat e mbështetjes për autorët, botuesit e lexuesit, duke e kthyer librin në prioritet të politikave të kulturës”, u...