Thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Korçë/ Fermerët drejt kolapsit pas ngricave të Prillit

Thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Korçë/ Fermerët drejt kolapsit pas ngricave të Prillit

Këshilltarët bashkiakë në Korçë kanë kërkuar zyrtarisht shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pas dëmeve masive të shkaktuara nga ngricat e papritura të datave 7–10 prill, që kanë prekur rëndë frutikulturën në këtë zonë. Përmes një letre drejtuar institucioneve përgjegjëse, ata e përshkruajnë situatën si “katastrofike”, ku në disa raste humbjet arrijnë 100% të prodhimit. Sipas raportimeve të para në terren dhe komunikimeve të drejtpërdrejta me fermerët, ngricat e rënda kanë shkatërruar thuajse tërësisht disa nga kulturat më të rëndësishme të zonës, si qershitë, kumbullat, dhe varietete të ndryshme të mollëve. Konkretisht, raporti përmend: Qershi dhe kumbulla: 100% humbje të prodhimit Dardha: 100% humbje Mollë Starking: 60–70% humbje (në disa zona deri në 100%) Mollë Golden: 80–100% humbje Mollë Fuji: 70–90% humbje Mollë Granny Smith:...