Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Ulsi Manjës: Është ndëshkues dhe jo human
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, prezantoi paraditen e kësaj të mërkure qëndrimin e mbledhjes së gjyqtarëve në lidhje me Kodin e ri Penal. Trupa e Gjykatës ka rrëzuar kodin e Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit duke vlerësuar se ky kod është jo human dhe jo i ndërtuar mbi transparencë. Sipas tyre, ky kod në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese dhe se rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik. “Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në...