Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndaj premtimeve të ripërsëritura të Edi Ramës për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit. Tabaku ka ironizuar premtimet e përsëritura prej 13 vitesh të Ramës dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë. “Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku. Tabaku thekson se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind...