Refuzoi të përgjigjej për Ballukun, Rama thërret me urgjencë në kryeministri Peleshin, Ballën dhe…

Refuzoi të përgjigjej për Ballukun, Rama thërret me urgjencë në kryeministri Peleshin, Ballën dhe…

edi rama dhe gozato TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kreun e Kuvendit Niko Peleshi, kreun e grupit Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare, i cili po zhvillohet në godinën e Këshillit të Ministrave. Takimi vjen pas konferencës së përbashkët që pati kryeministri Edi Rama, me ambasadorin e BE Silvio Gonzato. Në fund të konferencës me ambasadorin, Rama refuzoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, për zëvendësen e tij, Belinda Balluku.