“Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

“Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

Edhe këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama shpalosi planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale, si dhe një rritje të përvitshme të pensioneve të parashikuar në buxhetin e vitit 2026, që i është çuar parlamentit. “Sot me kostum, se për pak marrim në dorëzim Progres Raportin e Komisionit për Shqipërinë dhe kemi konferencën e shtypit. Pa dyshim që pjesën e luanit në projekt-buxhetin e vitit 2026, që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit. Në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 milionë euro, plus indeksimi 45 milionë euro. Në 2028 e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029 e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimi...