Iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë, 3 persona në pranga në Gjirokastër, në kërkim 2 të tjerë

Iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë, 3 persona në pranga në Gjirokastër, në kërkim 2 të tjerë

DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë). Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”. Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë. Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve...