Gjirokastër/ Armë dhe drogë në banesë, në pranga 57-vjeçari, djali i tij i mitur dhe një tjetër! 2 në kërkim

Gjirokastër/ Armë dhe drogë në banesë, në pranga 57-vjeçari, djali i tij i mitur dhe një tjetër! 2 në kërkim

Në një operacion të koduar "Interruption", janë sekuestruar armë, municione dhe lëndë narkotike, ndërkohë që tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimi, i realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, u fokusua në aktivitetin kriminal të disa individëve në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Në banesat e dy prej të arrestuarve, Ç. B., 57 vjeç, dhe djali i tij 14-vjeçar, në lagjen "Zinxhira" të Gjirokastrës, u gjetën një sasi e konsiderueshme armësh: 1 kallashnikov, 1 pistoletë, dhe 1 armë gjahu, si dhe municion luftarak. Po ashtu, në banesën e një tjetër të arrestuari, A. S., 21 vjeç, në fshatin Bënçë, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarak. Gjatë këtij...