Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në skenën e teatrit “Bylis”

Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në skenën e teatrit “Bylis”

“Një martesë, një divorc, një funeral” këtë mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Komedia me regji nga Rovena Lule vjen në skenën teatrore për publikun me pjesëmarrjen e aktoreve të njohura të teatrit si Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra. Në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit komedia do të vijojë edhe mbrëmjen e datës 6 nëntor. Skenografia realizuar nga Beqo Nanaj dhe kostumografia nga Desantila Lika. Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” është vënë më parë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës nga regjisorja Rovena Lule. Shfaqja më parë  është pritur shumë ngrohtë nga artdashësit korçarë, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit, ndërkohë që kjo komedi po vijon...