Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët (VIDEO)

Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët (VIDEO)

Një aksident ajror tragjik ka tronditur SHBA-në mbrëmjen e së martës, pasi një avion ngarkesash i kompanisë UPS shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në aeroportin ndërkombëtar të Louisville, në shtetin e Kentucky-t. Fillimisht, autoritetet konfirmuan tre viktima dhe 11 të plagosur, por më vonë Guvernatori Andy Beshear njoftoi se bilanci është rënduar, me të paktën shtatë persona të vdekur dhe paralajmëroi se numri mund të rritet më tej. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur avioni përfshihet nga flakët gjatë ngritjes, me zjarr që del nga motori i majtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm që ndriçon qiellin e natës. Në video shihet qartë se avioni tenton të ngrihet, por më pas kthehet në një top zjarri dhe përplaset në tokë,...