Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryeministri Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një komunikim ne rrjetet se nga janari 2026 paga minimale do të shkojë 500 euro, ndërsa brenda këtij mandati qeverisës do të bëhet 700 euro. “Përshëndetje, sot me kostum se për pak marrim në dorëzim progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe kemi konferencë. Padyshim që pjesën e luanit të buxhetit 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhëm me 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë 200 milionë euro, plus indeksimi 45 milionë euro, në 2028 e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro; në 2019, e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimi 47 milionë euro; dhe në 20230 e pesëfishojmë, 500 milionë euro, plus indeksimi 48...