Armë, municione, drogë dhe para, tre të arrestuar në Gjirokastër, dy në kërkim

Armë, municione, drogë dhe para, tre të arrestuar në Gjirokastër, dy në kërkim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi posedonin armë, municione dhe lëndë narkotike në banesat e tyre në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës dhe në fshatin Bënçë të Tepelenës. Policia njofton se në pranga kanë rënë babë e bir në Gjirokastër dhe është shpallur në këkrim djali tjetër 19-vjeçar dhe nipi i tij 25-vjeçar. Në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak; Ndërsa në fshatin Bënçë të Tepelenës u arrestua një 21-vjeçae, pasi në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Njoftim i Policisë Gjirokastër DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1...