Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Goditet me thikë zyrtari i BE-së në Kosovë, ka plagë në qafë dhe gjoks! Në gjendje të rëndë shëndetësore
Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK pasi është goditur me thikë. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Mësohet se zyrtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë, një në qafë dhe një në gjoks. Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura. Hetimet po vazhdojnë.